Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/Topojani në Bulqizë, fshati pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Në fshatin Topojan të Njësisë Administrative Maqellarë, që i përket Bashkisë Bulqizë, jeta e përditshme e rreth 120 banorëve është kthyer në një betejë të përditshme për gjërat më elementare, ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike. Banorët e Topojanit thonë se tensioni i energjisë elektrike në fshat është shumë i ulët. Në disa shtëpi shkon vetëm 135 – 170 volt, çka e bën të pamundur përdorimin e pajisjeve elektro-shtëpiake, madje as me stabilizatorë. Sipas tyre, rrjeti elektrik është i vjetër, me tela të vendosur që në vitet 1970 dhe shtylla druri që tashmë janë dëmtuar nga koha. Para dy vitesh, transformatori i fshatit pësoi defekt dhe, pas zëvendësimit nga OSHEE, situata u përkeqësua edhe më shumë. “Ne s’kemi drita. Motorët e pompave nuk ndezin, as...