Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pas dy vitesh lufte, një fije shprese për 48 pengjet e mbetura në Gaza
Një marrëveshje armëpushimi ka hyrë në fuqi në Gaza, dhe sipas saj pritet që Hamasi të lirojë 48 pengjet izraelite dhe të huaja që ende mban pas dy vitesh lufte. Nga këta, 20 besohet se janë ende gjallë, shkruan BBC. Të gjithë përveç njërit prej tyre u rrëmbyen më 7 tetor 2023 gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, ku u vranë rreth 1 mijë e 200 persona. Si përgjigje, Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, kanë humbur jetën mbi 67 mijë persona. Disa nga pengjet ende në Gaza: Nga Kibbutz Nir Oz: Ariel Cunio (28 vjeç) – Rrëmbyer më 7 tetor, partnerja e tij u lirua në janar 2025. David Cunio (35 vjeç) – Vëllai i Ariel-it,...