KQZ tërhiqet nga vendimi për mosakreditimi e disa mediave vendore dhe serbe

KQZ tërhiqet nga vendimi për mosakreditimi e disa mediave vendore dhe serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi i marrë një ditë më parë dhe të akreditojë 28 media vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që mbahen më 12 tetor. Vendimi u mor në një mbledhje online të mbajtur vetëm një ditë pasi shumica e anëtarëve të KQZ-së vendosën që të mos i akreditonin këto media, duke u thirrur në shqetësime se shumica nga to ishin nga Serbia ose financoheshin nga ky shtet. Disa nga anëtarët ngritën shqetësime se mediat serbe mund të bënin propagandë gjatë ditës së zgjedhjeve. Por, në mesin e tyre kishte edhe media që raportojnë në gjuhën shqipe. “Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve...