NATO nis stërvitjen bërthamore më 13 tetor, Rutte: Do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim

NATO nis stërvitjen bërthamore më 13 tetor, Rutte: Do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim

Baza ajrore Volkel në Holandë është një nga pikat kryesore ku do të zhvillohet stërvitja vjetore bërthamore e NATO-s “Steadfast Noon”, e cila do të nisë më 13 tetor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në këtë bazë më 18 shtator, tha se stërvitja është thelbësore për të ruajtur besueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin e parandaluesit bërthamor të aleancës. “Do të shohim avionë, si F-35A holandez shumë mbresëlënës, që marrin pjesë në stërvitje së bashku me forca ajrore nga e gjithë aleanca. Kjo është një stërvitje e rregullt, që zhvillohet çdo vit, dhe na ndihmon të sigurojmë që parandaluesi ynë bërthamor të mbetet sa më i sigurt dhe efektiv”, deklaroi Rutte. Sekretari i Përgjithshëm shtoi se stërvitja dërgon një sinjal të...