Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kushtetuesja vendos fatin e zgjedhjeve në Tiranë, dy skenarë në lojë sipas Kumes
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen vetëm pas vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 31 tetor mbi ankimimin e Erion Veliajt ndaj shkarkimit të tij nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave. Në të kundërt, procesi zgjedhor mund të shtyhet deri në përfundim të mandatit aktual, në vitin 2027. Kështu u shpreh sot ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, gjatë një interviste në emisionin “News 24”, duke analizuar situatën pas pezullimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, të parashikuara më 9 nëntor. “Më 31 tetor do të nisë shqyrtimi gjyqësor i padisë së Veliajt lidhur me shkarkimin e tij. Në varësi të vendimit që do të marrë Gjykata, janë të mundshëm dy skenarë:...