Çfarë ndodhi? Policia ndalon ‘Audin’ në mes të bulevardit në Tiranë, bien në pranga 3 persona

Çfarë ndodhi? Policia ndalon ‘Audin’ në mes të bulevardit në Tiranë, bien në pranga 3 persona

Policia ka ndaluar një automjet tip “Audi” me targa angleze në mes të bulvardit ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Gjatë ndalimit të këtij automjeti janë arrestuar tre personat që ishin brenda tij. Po ashtu bëhet e ditur se forcat e policisë që kanë marrë pjesë në operacion kanë qenë civilë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet për të cilat janë arrestuar këta persona, teksa në orët në vijim priten më shumë detaje rreth operacionit