Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Reagimet në rrjet pas vrasjes së gjyqtarit, ja sa vite burg rrezikojnë ata që mbështesin krimin sipas Kodit të ri Penal
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës ishte një nga ngjarjet më të rënda në sistemin gjyqësor në historinë e Shqipërisë. Gjyqtari u vra nga Elvis Shkambi, familja e të cilit ishte palë në një proces gjyqësor për një konflikt pronësie prej vitesh. Por teksa ngjarja në vetvete tronditi mbarë opinionin publik dhe bëri jehonë edhe në shtypin e botës, në rrjetet sociale në vendin tonë shpërtheu një valë histerie duke justifikuar hapur veprimin e autorit që vrau gjyqtarin. Shumë komentues në mediat dhe rrjetet sociale shprehën përkrahje të autorit të vrasjes, duke e justifikuar veprimin kriminal të tij me argumentin se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar dhe zvarrit çështjet duke i shkaktuar dëme qytetarëve. Por në draftin e Kodit të ri Penal që...