Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tirana Bank dhe BERZH firmosin bashkëpunim strategjik prej 10 milionë euro për investimet e gjelbra
Tirana Bank dhe BERZH angazhohen në një bashkëpunim strategjik me një paketë prej 10 milionë euro për të fuqizuar investimet e gjelbra të Ndërrmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe për të zgjeruar financimin e tregtisë në ShqipëriTirana Bank ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e rolit të saj si katalizator i rritjes së qëndrueshme dhe inovacionit në Shqipëri. Banka ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke siguruar një paketë financiare deri në 10 milionë euro për të mbështetur dy prioritete kyçe: fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe zhvillimin e mëtejshëm të financimit të tregtisë.Ky bashkëpunim shënon partneritetin e parë mes Tirana Bank dhe BERZH, duke nënvizuar rëndësinë e investimeve të qëndrueshme...