Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump të hënën në Tel Aviv, mijëra oficerë të dislokuar
Bota E Premte, 10 Tetor 2025 17:35 Presidenti i Amerikës, Donald Trump pritet të vizitojë Izraelin të hënën, ka deklaruar policia izraelite në një njoftim që përshkruan masat e sigurisë që do të merren gjatë vizitës, pas spekulimeve të mëparshme që kishin raportuar për ardhjen e presidentit amerikan në vend. Mijëra oficerë policie, pjesëtarë të policisë kufitare dhe vullnetarë do të dislokohen gjatë vizitës së Trump në vend, ka thënë zëdhënësi i policisë. Rrugët do të mbyllen dhe fluturimi i avionëve, përfshirë dronët, do të ndalohet mbi aeroportin Ben Gurion dhe Jerusalemin. Trump deklaroi dje se do të “përpiqej të bënte një udhëtim” në rajon për të festuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza, çka do të ndodhë të hënën ose të martën.