Dronët e Kosovës, NATO: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in!

Dronët e Kosovës, NATO: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in!

Është thelbësore që çdo aktivitet në hapësirën ajrore të Kosovës të bëhet në bashkërendim të duhur me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për t’i parandaluar tensionet dhe për të garantuar siguri, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i aleancës ushtarake perëndimore. Autoritetet kosovare njoftuan më 8 tetor se pranuan “mijëra” dronë luftarakë nga Turqia, duke nxitur reagime të ashpra nga fqinji verior, Serbia. Zyrtari i NATO-s e vlerësoi Turqinë si kontribuuese të kamotshme në misionin e udhëhequr nga ajo në Kosovë, KFOR, dhe në stabilitetin rajonal. Por, ai nuk deshi t’i përgjigjej pyetjes së REL-it se në çfarë rrethanash Kosovës mund t’i lejohet që t’i përdorë këta dronë, duke ditur se vetëm misioni i udhëhequr nga NATO-ja e ka autoritetin mbi...