Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditi me grusht rojën e Gjykatës, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit
Është arrestuar nga Policia e Vlorës avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, i cili ditën e sotme është konfliktuar me rojën e sigurisë në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrollit të sigurisë ku qytetarët kalojnë përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati ka tentuar të kalojë pa ndjekur procedurat e kontrollit dhe është ndaluar nga punonjësi i sigurisë. Pas një debati verbal, situata ka degjeneruar në përplasje fizike, ku avokati ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit të institucionit. Menjëherë pas incidentit, ai është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit të Vlorës për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen. Njoftimi i Policisë: Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R....