Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hyrja në fuqi e armëpushimit në Gazë, palestinezët nisin të rikthehen në shtëpitë e tyre
Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre më 10 tetor, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe trupat izraelite nisën të tërhiqen nga pjesë të Gazës. Një numër i madh i palestinezëve u nisën drejt veriut për në Qytetin e Gazës – zonën më të madhe urbane të enklavës – e cila ka qenë nën sulme të vazhdueshme në një nga ofensivat më të mëdha që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës gjatë luftës që nisi në tetor të vitit 2023. Forcat izraelite thanë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi në orën 11:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Qeveria izraelite...