U ekstradua nga Dubai! Avokati: Cllevios i rrezikohet jeta në burg

U ekstradua nga Dubai! Avokati: Cllevios i rrezikohet jeta në burg

Kleviol Ahmeti (Cllevio) TIRANË-Reperi dhe TikToker-i i njohur Kleviol Ahmeti i njohur me pseudonimin “Cllevio” ndodhet në burg pasi u ekstradua nga Dubai në Shqipëri një ditë më parë (9 tetor). Avokati Ervin Karanxha në lidhje me çështjen e reperit, zbuloi se Cllevios i rrezikohet jeta për shkak të konflikteve të shumta të tij me persona të tjerë dhe i duhen krijuar kushtet e sigurisë. “Këto kanë qenë konflikte të ndryshme që kemi parë më herët. Clevio është ekstraduar dhe ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së. Për shkak se ai ka ngritur pretendime se i rrezikohet jeta nga persona me të cilët ka pasur konflikte në të kaluarën, duhen marrë masa për të garantuar siguri maksimale. Organet e burgut duhet të ndërhyjnë për të siguruar mbrojtjen e tij,...