Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Kume: Dy skenarë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë ndodh

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Kume: Dy skenarë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë ndodh

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i ftuar në studion e “News24”, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, të dekretuara më herët nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Sipas Kumes, vendimi i Kushtetueses për të pezulluar dekretin presidencial është një veprim parandalues, që synon të shmangë pasoja të pariparueshme, për sa kohë ende nuk është gjykuar padia e bërë nga ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kundër vendimit për shkarkimin e tij. “Kushdo që bën një padi, e shoqëron atë me kërkesën që të mos veprohet derisa të merret një vendim gjyqësor. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë për të mbrojtur nga pasoja të mundshme të pariparueshme,...