Konstituohet Kuvendi, PDK kërkon zgjedhje

Konstituohet Kuvendi, PDK kërkon zgjedhje

Kosova E Premte, 10 Tetor 2025 15:57 Nenad Rashiç është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Me 71 vota pro nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Rashiç bëhet nënkryetari i pestë dhe i fundit, duke e konstituuar Kuvendin pas gjashtë muajsh nga fillimi i seancës. Lista Serbe si grupi më i madh parlamentar nga komuniteti serb, propozoi 9 deputetët e saj. Të gjithë iu nënshtruan nga tre raunde votimi, por asnjëri nuk mori më shumë se 9 vota pro. Në fund, meqë Lista Serbe nuk dëshiroi të propozonte Nenad Rashiç, si deputeti i vetëm serb që nuk iu nënshtrua votimit, kryeparlamentari Dimal Basha aktivizoi mekanizmin e dytë, që është ai i shortit. Por, duke qenë vetëm një kandidat,...