Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dh*noi rojen e Gjykatës, arrestohet avokati Redi Llani
Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar avokatin Redi Llani pasi dhunoi fizikisht rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës. Policia e akuzon atë për goditje për shkak të detyrës. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.