Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
”Tirana Food and Fest 2025” sjell shijen e Shqipërisë në Sheshin Skënderbej, Sula: Të promovojmë produktet tona
Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një qendër të madhe të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare, ku fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës prezantuan produktet e tyre në panairin “Tirana Food and Fest 2025”. Ata sollën në zemër të kryeqytetit produkte tradicionale nga prodhues vendas e kompani të huaja. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, vlerësoi organizimin dhe nënvizoi rëndësinë që kanë ngjarje të tilla për promovimin e produkteve shqiptare. “Falenderoj pa masë organizatorët sepse bënë një punë të jashtëzakonshme që ndikon shumë në promovimin e të gjithë produkteve që fermerët bëjnë. Fermerët kanë gjithë atë punë të madhe gjatë gjithë vitit për të bërë produktet e tyre, por e rëndësishme është që edhe t’i promovojnë ato,” – tha Sula. Ai shtoi se panaire të tilla ndihmojnë...