Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Zhurma me motorra pa leje në qendër të qytetit, arrestohen dy të rinj në Durrës
                            Dy të rinj kanë përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohen se prishën qetësinë publike, gjatë natës, me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin pa leje, në sheshin “Taulantia”. Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. P., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. B., 24 vjeç, banues në Durrës. “Prishën qetësinë publike, gjatë natës, me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin pa leje, në sheshin “Taulantia”, arrestohen 2 shtetas. Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve...