Nisin punimet në rrugën Vorë–Ura e Dajlanit, bllokohet përkohësisht qarkullimi nga 13 tetori

Nisin punimet në rrugën Vorë–Ura e Dajlanit, bllokohet përkohësisht qarkullimi nga 13 tetori

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton fillimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”.Punimet do të nisin më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente rrugore:Vorë-Maminas,Maminas-Sukth,Sukth-Fllakë,Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.Sipas ARRSH-së, kohëzgjatja e punimeve do të jetë 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa për të shmangur trafikun, drejtuesve të automjeteve u rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës.Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrja do të vijojë edhe në drejtimin e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe kohëzgjatje.Autoriteti Rrugor u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon...