Qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK: Më kanë zvarritur çështjen prej 10 vitesh

Qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK: Më kanë zvarritur çështjen prej 10 vitesh

Sherif Duriçi, një qytetar nga Bulqiza, ka dalë në protestë këtë të premte me pankarta para godinës së SPAK-ut, duke kërkuar drejtësi për një pronë. Ai ka thënë se ka 10 vite që çështja e tij vazhdon të jetë në proces në Gjykatën e Apelit. “Po protestoj për një dyqan që ndodhet në Bulqizë dhe çështja është në Gjykatën e Apelit. Ka 10-vjet që rri ay. Është urdhër në ekzekutim, vendim i formës së prerë, që nuk ka të drejtë të gjykohe, por është gjykuar. Gjytarët sot nuk gjykojnë drejt. Kam dal të kërkoj të drejtën time sa të mundem”, është shprehur ai.