Trump dhe fiksimi me çmimin Nobel, a ka shanse për 2026-ën?

Trump dhe fiksimi me çmimin Nobel, a ka shanse për 2026-ën?

Artikull i La Repubblica, nga Anna Lombardi Marrëveshja e arritur dje mes Izraelit dhe Hamasit për Gazën, vetëm 1 ditë para shpalljes së fituesit të Çmimit Nobel për Paqen, nuk i mjaftoi Donald Trump-it për të marrë trofeun prestigjioz që ai synon prej mandatit të parë presidencial. Edhe pse Presidenti amerikan ka deklaruar shpesh se e meriton këtë çmim, analistët theksojnë se pikërisht këmbëngulja e tij e hapur ka irrituar Komitetin e pavarur të Nobelit. Fitorja e tij, sipas vëzhguesve, dukej e pamundur edhe për arsye kohe: emri i fitueses, liderja e opozitës venezuelane María Corina Machado, ishte vendosur që prej javës së kaluar, pasi mbledhja e fundit e Komitetit u zhvillua të hënën, 6 tetor. Edhe pse ditët e fundit pati një përshpejtim të...