‘Nobel për Paqen 2025’/ Maria Corina Machado merr lajmin gjatë telefonatës me Edmundo Gonzalez Urrutia: ‘Jam në shok’!

‘Nobel për Paqen 2025’/ Maria Corina Machado merr lajmin gjatë telefonatës me Edmundo Gonzalez Urrutia: ‘Jam në shok’!

Maria Corina Machado, politikania e njohur e opozitës venezuelase, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025. Lajmi ka ardhur si një surprizë e madhe për të dhe reagimi i saj është regjistruar gjatë një bisede telefonike me ish-kandidatin presidencial Edmundo Gonzalez Urrutia. Në një video të publikuar në X (ish-Twitter), shihet Urrutia duke folur në telefon, ndërsa Machado shprehet me emocion të madh: “Jam në shok, nuk mund ta besoj”. LEXO EDHE: Fitoi Nobelin për Paqe 2025, kush është María Corina Machado, simbol i rezistencës demokratike në Venezuelë! Maria Corina Machado nuk mori pjesë si kandidate në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut 2024, pasi iu ndalua të kandidonte. Megjithatë, ajo mbështeti kandidaturën e ish-diplomatit Edmundo Gonzalez Urrutia, duke u bërë pjesë e një koalicioni opozitar...