Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të burgosur nga Belgjika nisen në Kosovë? “Frymëzim” nga ujdia me Danimarkën
Mes vështirësive që ka ngjallur tejmbushja e burgjeve në Belgjikë, qeveria e këtij vendi po bën përpjekje për gjetjen e një zgjidhje, dhe këtu duket gjen frymëzim tek marrëveshja Danimarkë-Kosovë. Burgjet në Belgjikë janë të mbushur në limitet e tyre dhe mungojnë rreth 2000 vende. Sipas agjencisë belge të lajmeve, Belga, ekzekutivi atje po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose të ndërtimit të një burgu në Kosovë për të vendosur atje personat e dënuar ose persona pa leje qëndrimi në Belgjikë. Kosova ka një marrëveshje të ngjashme me Danimarkën. Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, si dhe ministrja e Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, së fundi udhëtuan drejt Prishtinës për të zhvilluar bisedime lidhur me këtë. Burgjet e mbushura në limitet e kapaciteteve të tyre...