Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Shehollin
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë të urdhërojë mbajtjen e Fatmir Shehollit në paraburgim, derisa autoritetet po kryejnë hetime ndaj tij nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në spiunazh kundër shtetit. Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”. Prokuroria deri tani nuk ka dhënë hollësi për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar Sheholli, por Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për...