Elbasani drejt një komuniteti më të sigurt, zhvillohet Mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike

Elbasani drejt një komuniteti më të sigurt, zhvillohet Mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, përfaqësuesve të drejtësisë, arsimit, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë lokalë. Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, i cili theksoi rëndësinë e sigurisë publike dhe perceptimit të qytetarëve për sigurinë si një nga shtyllat kryesore të jetës komunitare. “Siguria publike nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një vlerë shoqërore që përcakton mënyrën se si ne jetojmë, punojmë dhe i besojmë njëri-tjetrit. Qëllimi ynë është që çdo qytetar i Elbasanit jo vetëm të jetë i sigurt, por edhe të ndihet i tillë,” u shpreh Llatja. Në fjalën e tij, Kryetari evidentoi nismat e ndërmarra nga Bashkia Elbasan për të forcuar ndjenjën e...