Izraeli: Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi

Izraeli: Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi

Bota E Premte, 10 Tetor 2025 11:50 Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi dhe se trupat e saj janë larguarnë vijën e rënë dakord sipas marrëveshjes. Më pas Hamas ka 72 orë për të liruar të gjitha pengjet, të gjallë e të vdekur, gjë që sipas Izraelit mund të ndodhë të dielën ose të hënën. Sapo përfundon dorëzimi i pengjeve, Izraeli liron rreth dy mijë të burgosur palestinezë. Pas kësaj ndihma humanitare lejohet të hyjë në Gaza, me rreth 600 kamionë në ditë. “Marrëveshja e Armëpushimit hyri në fuqi në orën 12:00. Që nga ora 12:00, trupat e IDF filluan të pozicionoheshin përgjatë vijave të përditësuara të vendosjes në përgatitje për marrëveshjen e armëpushimit dhe kthimin e pengjeve. Trupat e IDF...