Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kush ma dënon nipin, do përballet me plumbat”/ Gjykata lë në burg pas kërcënimit Gjovalin Shkambin
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, pas deklaratave të tij kërcënuese ndaj gjyqtarëve. Shkambi ka kërcënuar publikisht se do të vriten edhe gjyqtarë të tjerë nëse nipi i tij, Elvis Shkambi, dënohet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Po ashtu, në këtë çështje është i përfshirë edhe Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvisit, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Prokuroria e Shkodrës e konsideroi deklaratën e Gjovalin Shkambit si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike, duke kërkuar masën më të rëndë të sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën, duke e lënë Shkambin në burg.