Nis hartimi i Buxhetit 2026/ Ja prioritetet e Qeverisë për vitin e ardhshëm

Nis hartimi i Buxhetit 2026/ Ja prioritetet e Qeverisë për vitin e ardhshëm

Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht punën për hartimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i vendit, që përcakton ndarjen e fondeve publike dhe prioritetet ekonomike për vitin e ardhshëm. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, grupet e punës ndodhen aktualisht në fazën e analizës së të ardhurave, shpenzimeve dhe projeksioneve të rritjes ekonomike. Fondet buxhetore do të shpërndahen për 16 ministri, nga 12 që kanë qenë deri më sot, duke reflektuar një riorganizim të strukturës qeveritare. Sektori i arsimit pritet të përfitojë një nga rritjet më të mëdha në financim, me objektiv rritjen e pagave për mësuesit dhe investime në infrastrukturën shkollore në të gjithë vendin. Shëndetësia gjithashtu do të përfitojë shtesa të ndjeshme buxhetore, me fokus modernizimin e...