Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja
Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyejaËshtë shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për hetimet ndaj dosjes së Erion Veliajt. Mësohet se shkak është bërë mosparaqitje e avokatëve, për shkak se vazhdon ende bojkoti pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja. Seanca e radhës u caktua më datë 21 tetor në orën 09:00, ku edhe do të vendoset nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë, do te kalojë apo jo për gjykim. Të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë. Erion Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij si kryetar...