Maria Corina Machado shpallet fituese e Çmimit Nobel për Paqen, simbol i rezistencës demokratike në Venezuelë

Maria Corina Machado shpallet fituese e Çmimit Nobel për Paqen, simbol i rezistencës demokratike në Venezuelë

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka shpallur fituese të Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025, politikanen opozitare venezueliane Maria Corina Machado. Machado u vlerësua për përkushtimin e saj të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave demokratike të popullit të Venezuelës dhe për përpjekjet e saj në promovimin e një tranzicioni të drejtë e paqësor nga diktatura drejt demokracisë. Pavarësisht se gjatë vitit të fundit është detyruar të jetojë e fshehur dhe përballet me kërcënime serioze për jetën e saj, Machado ka zgjedhur të qëndrojë në vend, duke u bërë simbol i guximit dhe shpresës për miliona qytetarë venezuelianë. “Kur autoritarët marrin pushtetin, është jetike të njihen mbrojtësit e guximshëm të lirisë që ngrihen dhe rezistojnë. Demokracia varet nga njerëzit që refuzojnë të heshtin, që...