VIDEO/ U arrestua për spiunazh, del audiopërgjimi që tregon lidhjet e Shehollit me Listën Serbe: Miku im Radoiçiç…

VIDEO/ U arrestua për spiunazh, del audiopërgjimi që tregon lidhjet e Shehollit me Listën Serbe: Miku im Radoiçiç…

Fatmir Sheholli KOSOVË- Analisti Fatmir Sheholli është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet e bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Ndërkohë, Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një audiopërgjim ku është i përfshirë pikërisht Sheholli. Në audio, analisti dëgjohet duke folur për lidhjet me Listën Serbe dhe me Milan Radoiçiçin, i cili është i shpallur terrorist nga autoritetet e Kosovës. “Unë jam me ta para së gjithash mik i madh, përndryshe edhe punojmë aktivisht. Pozita ime është shumë…për opinionin e çuditshme. Unë kam përkrahje të madhe në Serbi. Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka..Prandaj them që është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…do të thotë që unë duhet të…miku im i madh është Milan Radoiçiç. Miku im i madh, edhe mik...