Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët e ish-kryebashkiakut nuk u paraqitën në proces
Sot në orën 9 do të mbahej seanca paraprake në GJKKO për dosjen ish-kryebashkiaku Erjon Veliaj, por kjo seancë nuk u zhvillua. Avokatët e Veliajt nuk u paraqitën në seancë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca ishte parashikuar të shtyhej. Kjo pasi disa nga mbrojtësit kanë bërë kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit që ka ndërmarrë Dhoma Kombëtare e Avokatisë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Top Channel