Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mashtroi 37-vjeçarin që do t’i transferonte paratë e blerjes së makinës në llogarinë e bankës, arrestohet i riu
‘Blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se i riu ka mashtruar një 37-vjeçar se do t’i kalonte parë e blerjes së makinës nëpërmjet llogarisë bankare. Ndërsa është sekuestruar edhe automjeti tip “Hyundai Tucson”. “Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”. Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.