Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Manjani: Me këtë vendim Veliaj është ende kryetar
Juristi Ylli Manjani ka folur mbrëmjen e kësaj të enjte në Euronews Albania, në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë. Manjani thotë se ky vendim pezullon automatikisht përgatitjen administrative të zgjedhjeve. “Po, është ende kryetar Erion Veliaj, derisa ta japë vendimin Gjykata Kushtetuese nëse pranon shkarkimin e tij. Se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese është temë tjetër, nuk dua të hyj në botën e spekulimeve, pa dyshim që kemi të gjithë një opinion.Pasoja është kjo, me pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë ka marrë automatikisht fuqi ligji 115 i Kushtetutës. Qeveria dhe Presidenti me vendimin e tyre janë të pezulluar.Procesi i gjykimit është çliruar nga presioni se po bëhen zgjedhje. Ky pezullim ngrin çdo gjë në përgatitjen administrative të zgjedhjeve....