Sistemi i drejtësisë në kolaps!

Sistemi i drejtësisë në kolaps!

Nga Erisa Xhixho/ Shqiptarët e kanë humbur besimin te drejtësia sepse ajo nuk funksionon. Sot, mbi 90% e qytetarëve nuk arrijnë të marrin shërbim nga sistemi gjyqësor. Është alarmante që disa vite pas fillimit të reformës në drejtësi, nuk kemi ende një sistem funksional, që t’i shërbejë qytetarit. Harta e re gjyqësore – dështim i paralajmëruar: Që në fillim e kemi kundërshtuar këtë hartë. Ajo jo vetëm nuk zgjidhi problemet, por i thelloi ato. Sot, kemi: Mbyllje masive të gjykatave – 18 gjykata të mbyllura në total, përfshirë edhe të Apelit në rrethe. Dosjet e Apelit janë përqendruar në një gjykatë të vetme në Tiranë. Nuk u mor asnjë masë për infrastrukturën apo për shtimin e gjyqtarëve. Sa gjyqtarë kemi për çdo 100 mijë banorë?...