Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra
Një 55-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi rezultonte në kërkim nga autoritetet italiane. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj. “Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet në Firence, ndalohet 55-vjeçari. I ndaluari rezultoi i dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. ...