Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zogaj: Binaj është kandidat i PD-së së Berishës, opozita në krizë për personalitete
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar kandidatin Florian Binaj, u shpreh se ai është kandidat i PD-së dhe jo i pavarur. Zogaj tha se me këtë kandidaturë, PD dhe partitë aleate të opozitës treguan se janë në krizë personalitetesh, ndryshe nga e kaluara kur garonte me kandidatë politikë. “Përkufizimi i kandidatit të pavarur nuk është kjo e Binajt, sepse e përgatit elektoratin se ky po afrohet. Kemi raste kur kanë fituar të pavarurit në disa bashki. Kemi një skemë se asnjë parti nuk do të ekspozohet vetë me një emër politikani. Nëse partitë nuk kanë kandidatë të denjë për të përballuar garën në bashkinë më të madhe se është Shqipëri, kjo dëshmon se është krizë për personalitete, për burime njerëzore. Është një skemë që duhet...