Rritja e çmimeve të banesave dhe turizmi, si po “fluturojnë” qiratë

Rritja e çmimeve të banesave dhe turizmi, si po “fluturojnë” qiratë

Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit. Megjithëse sektori i ndërtimit është në kulm prej vitesh, me shtim të ofertës për banesa, zgjerimi i kërkesës nga turistët dhe mbajtja në stok të pa përdorur e një pjese të objekteve të reja po rrit nivelin e qirave përtej mundësive të qytetarëve me të ardhura mesatare, sidomos në Tiranë.Në shtator 2025, përbërësi kryesor i inflacionit ishin çmimet e qirave; më parë, rritja mesatare e çmimeve dominohej nga ushqimet.Në shtator 2025, inflacioni shënoi 2.4%. Në këtë rritje, qiraja kontribuoi me 34.5 pikë përqindje, ushqimet me 26.2 pikë përqindje, ndërsa pjesa tjetër nga grupet e tjera të mallrave të konsumit.Sipas një raporti të mëparshëm të Deloitte, rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër...