E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Përgjigjet Tedi Blushi në QUO VADIS

E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Përgjigjet Tedi Blushi në QUO VADIS

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës në datën 9 nëntor. Me 8 vota pro dhe asnjë kundër, gjyqtarët vendosën si masë sigurie pezullimin e dekretit të kreut të shtetit për zgjedhjet në Tiranë. Deputeti i PL, Tedi Blushi, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, pohoi se mbrojtja e Kushtetutës është shumë e rëndësishme për shtetin. Blushi nënvizoi se Ilir Meta është presidenti i fundit që ka kryer një shërbim të lartë, duke shprehur kështu kritika ndaj Presidentit aktual, Bajram Begaj. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm si deputet, por edhe duke u bazuar te eksperienca në Presidencë dhe konflikti që keni pasur...