Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Erion Veliaj lë qelinë për herë të parë?! Ja çfarë pritet të ndodhë
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin nga detyra. Lajmin e bëri publik moderatori Endri Xhafo, duke iu referuar një komunikimi të drejtpërdrejtë me një prej avokatëve të Veliajt. “Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor,” u shpreh Xhafo. Ai sqaroi se pjesëmarrja e Veliajt në seancë është pjesë e një procesi të rregullt gjyqësor, dhe Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ta sigurojë këtë praninë përmes bashkëpunimit me institucionet...