PS në krah të UÇK-së: “Liria ka emër” – Thirrje për protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

PS në krah të UÇK-së: “Liria ka emër” – Thirrje për protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar spotin e protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më datë 17 tetor në Tiranë në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që ndodhen padrejtësisht në Hagë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla shkruan: “Protestë gjithëkombëtare në Tiranë! Liria ka emër” Protesta paqësore është thirrur nga Organizata nga Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 tetor, ora 17:00’0 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kujtojmë që në seancën e 29 shtatorit, Balla në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se “Partia Socialiste është e vetmja parti që s’ka pasur luhatje ndaj luftës së vëllezërve tanë”.