Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Norvegjia i frikësohet hakmarrjes së Trump nëse presidentit amerikan nuk i jepet Çmimi Nobel për Paqen
Vetëm pak orë kanë mbetur deri në shpalljen e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti, sipas gazetës Guardian dhe politikanët norvegjezë po përgatiten për pasojat e mundshme për marrëdhëniet SHBA-Norvegji, nëse çmimi nuk i jepet Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Nuk është rastësi që Komiteti i Nobelit nxitoi të sqaronte të enjten me një njoftim se kishte marrë tashmë vendimin e tij përfundimtar në një takim që u zhvillua të hënën e kaluar, disa ditë para armëpushimit Izrael-Hamas që u arrit sipas planit të paqes të SHBA-së të Trump. Shpallja e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025 është caktuar për të premten, më 10 tetor. NEW: Prime Minister Netanyahu praises President Trump after his administration brokered a historic peace deal to end the...