Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëzimi i avionit në Azerbajxhan ku humbën jetën dhjetëra persona, presidenti Putin e pranon për herë të parë: Rusia është përgjegjëse
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar për herë të parë se mbrojtja ajrore ruse është përgjegjëse për rrëzimin aksidental të një avioni të kompanisë “Azerbaijan Airlines” në dhjetor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 38 persona. Putin deklaroi të enjten se raketat e lëshuara nga forcat ruse për të shënjestruar një dronë ukrainas ka shpërthyer pranë avionit civil që po fluturonte nga Baku drejt Groznit, kryeqyteti i republikës së Çeçenisë, më 25 dhjetor 2024. Ai sqaroi se shpërthimi ndodhi ndërsa avioni po përgatitej për ulje, duke shkaktuar dëmtime fatale. “Pala ruse do të bëjë gjithçka për të siguruar kompensim dhe për të dhënë një vlerësim ligjor për veprimet e zyrtarëve përgjegjës”, tha Putin gjatë një takimi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kryeqytetin...