Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Futën Shqipërinë në vëllavrasje me ligjin 7501”, ministri i drejtësisë-opozitës: Edhe çështja e fundit e gjyqtarit Kalaja, pasojë e kaosit dhe kurthit
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës në lidhje me sigurinë në gjykatat e vendit, përgjigje që këtë herë e ka vijuar në rrjetin e tij social Facebook. Pasi debateve dhe ndërprerjes së fjalës në Kuvend nga opozita, Lamallari thekson se ishte opozita ajo që futi Shqipërinë “në vëllavrasje me Ligjin e mbrapshtë 7501”. “Strumbullar i sa e sa konflikteve sociale, përçarjeve dhe dhunës mes shqiptarëve! Edhe çështja e fundit e gjykuar nga i ndjeri gjyqtar Kalaja, problem i mbrapshtë pronësie si mijëra të tjera ku shqiptarët ranë në kaosin dhe kurthin e një epoke që nuk do ta pranojë që i ka ikur vakti”, shprehet ai. “Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më...