Investigimi i ‘The Sun’: Gangsterët shqiptarë po marrin mësime për torturat nga kartelet meksikane

Investigimi i ‘The Sun’: Gangsterët shqiptarë po marrin mësime për torturat nga kartelet meksikane

Nga Grace Macaskill, THE SUN Ishte një pamje aq e tmerrshme, saqë kalimtarët fillimisht menduan se trupi i përgjakur që varej në një tabelë anës rrugës ishte një zbukurim për Halloween. Ata u kapluan nga tmerri kur kuptuan se figura që varej nga pankarta ishte një person i vërtetë. Shqiptari Bekim Halilaj, 29 vjeç, besohet se u vra nga pasi humbi një dërgesë droge — tetë vjet pasi ai ‘përmbyti’ Southampton-in me kokainë me vlerë 4 milionë sterlina. Trupi i pajetë i Halilajt u gjet i lidhur pas një tabele rrugore në një rrugë kryesore në Bruksel muajin e kaluar. Ekspertët i thanë ‘The Sun’ se vrasja e tij barbare është shenjë e përshkallëzimit të dhunës midis bandave shqiptare që kanë adoptuar taktika të përdorura...