Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Atentat kryeministrit të Belgjikës! Arrestohen tre të rinj: Do kryenin sulm terrorist
FOTO ILUSTRUESE BELGJIKË-Autoritet belge kanë ngritur alarmin për një sulm terrorist ndaj politikanëve belg. Mediat e huaja raportojnë se tre persona u arrestuan me akuzën e planifikimit të një “sulmi terrorist të frymëzuar nga xhihadistët” që synonte kryeministrin Bart De Wever. "Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për “tentativë vrasjeje terroriste dhe pjesëmarrje në veprimin e një grupi terrorist”, shpjegoi kreu i zyrës së prokurorit federal, Anne Franssen, në një konferencë për shtyp në Bruksel. Policia kontrolloi një shtëpi disa qindra metra larg rezidencës së Bart De Wever në Antwerp. Gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të dyshuarve, u gjet një pajisje shpërthyese e improvizuar, e cila ende nuk ishte funksionale, si dhe një çantë shpine që përmbante topa metalikë. Një printer 3D...