Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Atentati në Greqi! Pronari grek pasurinë ia kishte lënë shqiptarit, të dy u ekzekutuan në kamping
pamje nga vendngjarja GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në një kamping në zonën e Messenia, Greqi, ku pronari grek dhe punëtori i tij shqiptar u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e 5 tetorit. Protothema raporton se pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër. Dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende asnjë i arrestuar. Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave, i cili ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. I dyti është një 17-vjeçar që u soll u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet, pasi ai i njihte të dy viktimat...