Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Prezantohej si “Prokuror i SPAK-ut”, mashtronte qytetarët duke i futur në punë – VIDEO
U prezantua si prokuror për të mashtruar qytetarët — arrestohet 49-vjeçari në Sarandë, në operacionin policor “Deceiver” Një 49-vjeçar që prej kohësh i ishte shmangur drejtësisë, duke u prezantuar si prokuror për të përfituar shërbime, favore dhe para, ka përfunduar në prangat e Policisë së Sarandës pas një operacioni të koduar “Deceiver” (“Mashtruesi”). Ky shtetas kishte mashtruar disa persona, duke ngritur një strukturë fiktive me disa individë, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ai i angazhonte këta persona me “detyra apo shërbime” të ndryshme dhe madje i përdorte edhe si shoferë personalë. Këta persona, të mashtruar nga pretendimet e tij, paguanin vetë strehimin, ushqimin dhe karburantin e automjetit, me bindjen...