Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Elvis Shkambi u pendua”, avokati: Xhaxhai nuk dinte asgjë për planin e nipit
Paraditen e kësaj të enjte, gjyqtarja Marinela Osmani dha masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar për vrasjen e kolegut të saj Astrit Kalaja. Për shkak të klimës së krijuar gjykata u rrethua nga forca policie teksa jashtë saj qëndronin dhjetëra familje të Elvis e Gjon Shkambit. Ndryshe nga qëndrimi pak minuta pas vrasjes teksa qëndronte i qetë në oborrin e gjykatës së apelit, në kafazin e qelqtë para gjyqtares Osmani 30-vjeçari Elvis Shkambi u shfaq i penduar dhe nisi fjalën e tij me një ndjesë për familjen e gjyqtarit Kalaja, të cilit i mori jetën duke e qëlluar me 3 plumba pistolete. “Ndihem thellësisht i penduar. I kërkoj falje publike familjarëve të gjyqtarit Kalaja. Dhe familjes Kurtaj i kërkoj falje. Nuk e kisha...