Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndarja me Getinjon dhe deklaratat ndaj tij, Vivien Thano: Isha në një periudhë të errët
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vivien Thano, ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka rrëfyer më shumë rreth marrëdhënies së saj me reperin Getinjo, me të cilin u lidh gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme. E pyetur nga moderatori për arsyen e ndarjes, Vivien rikujtoi deklaratën e saj të mëparshme ku kishte thënë se shkak ishte varësia e Getinjos ndaj lojërave të fatit. Thano shtoi se gjithmonë ka zgjedhur të jetë e drejtpërdrejtë, edhe pse kjo i ka kushtuar në marrëdhënie me njerëzit. “Herën e fundit që jemi takuar, që bëmë atë intervistën e famshme që plasi bomba gjithandej, edhe unë kam qenë në një gjendje emocionale shumë të rënduar. Kam qenë në periudhë shumë të errët, kisha rënë tek...